Inter po sjell në skuadër super-yllin

23:50 | 06 Qershor 2019

Inter janë duke punuar në prurje të reja të lojtarëve në skuadër.

Skuadra e Inter është futur në negociata serioze me skuadrën e Cagliari, për shërbimet e mesfushorit premtues italian.

Është skuadra e Cagliari ajo që ka konfirmuar për bisedimet që po zhvillohen për mesfushorin Nicolo Barella.

“Negociatat janë duke ndodhur, interesimi i tyre është i vërtetë, dhe nuk kemi arsye për ta mohuar” ka thënë drejtori sportiv i Cagliari, Marcello Carli” transmeton lajmi.

“Negociatat kurrë nuk janë afër apo larg. Interesimi është serioz dhe ne do të shkojmë përmes kësaj” ka thënë tutje ai.

Skuadra e Cagliarit raportohet se po kërkon rreth 50 milionë euro për lojtarin, por Inter janë të gatshëm të paguajnë vetëm 35 milionë euro dhe mbrojtësin Alessandro Bastoni.

Komento: