Inter është në kërkim të një mbrojtësit.
Mbrojtësi spanjoll, i cili aktivizohet në krahun e djathtë, Hector Bellerin, lehtë mund të largohet nga skuadra e Arsenal.
Lojtari thuhet të mos ketë raportet më të mira të mundshme me Mikel Arteta dhe mund të shikojë për skuadër të re.
Sipas raportimeve të ‘Mirror’, është skuadra e Inter ajo që po merr avantazhin për të nënshkruar marrëveshje me lojtarin, transmeton lajmi.
Bellerin ka kontratë valide me Arsenal deri në vitin 2023, por ai mund të mos e çoj deri në fund këtë.
Lojtari ka pasur disa probleme me lëndime gjatë sezoneve të fundit, pas lëndoi ligamentet.