Inter pret Salerintan, këto janë formacionet e mundshme

11:33 | 04 Mars 2022

Inter – Salernitana, formacionet e mundshme

Simone Inzaghi do të kërkojë të marrë pikët e plota me skuadrën e tij sonte ndaj Salernitanas.

Ky takim luhet me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Interi nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke dështuar të shënojë në katër ndeshjet e fundit radhazi. Vetëm një gol për Dzekon në nëntë paraqitjet e fundit në ligë, ndërsa Lautaro nuk ka shënuar ende në vitin 2022, ata të dy pritet të fillojnë sonte nga minuta e parë.

Salernitana gjithmonë ka pësuar të paktën një gol në ndeshjet jashtë fushe këtë sezon. Ata morën barazimet në katër ndeshjet e fundit të Serisë A dhe rreth 6,000 tifozë do të udhëtojnë nga Salerno për të parë në Milano ndeshjen sonte.

Këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave:

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Gagliardini, Darmian; Dzeko, Lautaro.

Salernitana (4-2-3-1): Sepe; Mazzocchi, Dragusin, Fazio, Ranieri; Coulibaly, Ederson; Verdi, Bonazzoli, Kastanos; Djuric.

Komento: