Barella largohet nga Interi për 100 milionë euro.
Lajm i bujshëm nga Italia, Nicolo Barella largohet nga Interi.
Nicolo Barella ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Interi sezonin e shkuar. Mesfushori realizoi 9 gola dhe 10 asistime në 52 ndeshje të luajtura.
Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por sipas raportimeve të fundit 26-vjeçari mund të largohet nga Interit gjatë kësaj vere.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG synon transferimin e Barellas dhe Parisienët kanë gati ofertën prej 100 milionë eurove.
Barella konsiderohet si e ardhmja e Interit, por te zikaltrit askush nuk i shpëton rregullave të tregut.