Inter pritet të transferojë yllin e Milanit

16:10 | 09 March 2024

Rivaliteti mes Interit dhe Milanit mbetet shumë i ndezur, si në fushë ku zikaltrit kryesojnë bindhsëm kampionatin, ashtu edhe në merkato që mund të fshehë ende disa befasi për kuqezinjtë.

Në vitin 2021 ‘Djalli’ duhej të gëlltiste kalimin e Hakan Calhanoglu tek Interi me kosto zero. Turku po përjeton fazën më të mirë të karrierës së tij te zikaltrit. Tani Milani po merret me një tjetër rast të vogël që rrezikon të përfshijë edhe rivalët e përjetshëm.

Fokusi këtë herë është tek i riu Francesco Camarda, i lindur në vitin 2008, i cili duket se ka të gjitha cilësitë e një kampioni të ardhshëm. 12 gola këtë sezon me Milan-in e të rinjve dhe tashmë dy paraqitje të shkurtra në Serinë A me ekipin e parë.

Milani është gati ta blindojë atë me kontratën e tij të parë trevjeçare, por disa rreziqe përgjatë rrugës që do të çonin në nënshkrimin e tij mbeten ende në horizont.

Siç theksohet nga ‘Corriere dello Sport’, Camarda nuk është ende i sigurt nëse do të jetë lojtar i Milanit në të ardhmen. Gjysma e Europës është e interesuar për të dhe në Serinë A do të ishte interesuar edhe Interi, pasi e pëlqen shumë lojtarin.

Koha po mbaron dhe konkurrenca po rritet midis klubeve të huaja dhe tani edhe ato italiane, edhe sepse të dielën mbush 16 vjeç dhe do të jetë i lirë të nënshkruajë kontratën e parë si profesionist me çdo klub.

Milani ka vendosur në tryezë një marrëveshje trevjeçare, Interi dhe klubet e huaja mendojnë për të dhe tensioni fillon të rritet. Parashikohen orë të zjarrta e presin yllin e ti të kuqezinjve.

Komento: