Inter pritet të transferon bomberin e ri në janar për 25 milionë euro

21:36 | 11 October 2023

Inter transferon bomberin e ri në janar për 25 milionë euro.

Tek Interi e dinë se reparti ofensiv është një nga pikat e dobëta të skuadrës dhe dëmtimi i Arnautoviçit e vuri menjëherë në dukje këtë.

Lautaro dhe Thuram bindin, por mungesa e alternativave është gjithmonë e më prezente dhe efekti në fushë ka filluar të ndihet.

Për këtë nuk përjashtohet që zikaltrit të jenë aktivë në merkaton e dimrit për të sjellë në Milano një tjetër sulmues.

Elementi që po ndiqet është Santiago Gimenez i Feynordit, autor i një fillimsezoni fantastik.

Gimenez ka realizuar 12 gola dhe 2 asistime në 9 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Feynordin i skadon në vitin 2027.

Për të siguruar shërbimet e Gimenez, Feynord kërkon 25 milionë euro, ndërsa te Inter synojnë huazimin e tij në janar me obligim blerjeje verën e ardhshme.

Komento: