Inter refuzon lojtarin e madh gjerman

19:06 | 17 January 2019

Klubi italian Inter ka refuzuar një propozim të Arsnelit për t’i ofruar lojtarin e shpenzuar, Mesut Ozil.

Sipas asaj që është raportuar nga Corriere della Sera, Arsenali i ka ofruar lojtarin gjerman Interit, përcjell ORAinfo.

Interi është duke kërkuar futje të reja në skuadër për të përfunduar rindërtimin e skuadrës dhe Ozil duket se është jashtë planeve të trajnerit të Arsenalit, Unai Emery.

Correire della Sera raporton, megjithatë, se oferta e Arsenalit për Interin u refuzua, ndërsa Nerazzurrët vendosën të mos lëviznin dhe ndoshta për shkak të kërkesave të larta të pagës nga ana e Ozilit.

Inter po kërkon lojtar të tjerë për të freskuar skuadrën dhe gjemani Ozil nuk shihet për këtë gjë. /ORAinfo/

Komento: