Laurent Koscielny nuk pritet të transferohet në Inter.
Interi raportohet se ka refuzuar mundësinë që të transferojë kapitenin e Arsenalit, Laurent Koscielny.
Sipas “SkySport Italia”, Nerazurëve iu ofrua 33-vjeçari, por klubi e refuzoi pasi konsideron se s’ka nevojë për mbrojtës tjerë me arritjen e Diego Godinit.
Francezi ka edhe një vit në kontratën aktuale me londinezët dhe mendohet se është i hapur për një largim gjatë verës.
Ai ka pasur 29 paraqitje sezonin e fundit në të gjitha garat.