Inter rikthen interesimin për yllin e Chelseas

20:53 | 12 Nëntor 2020

Skuadra e Interit ka rikthyer interesimin për lojtarin e Chelseas.

Interi përsëri do provojë transferimin e sulmuesit së Chelseas, Olivier Giroud.

34-vjeçari është në ‘radarin’ e tyre për një vit, ndërsa thuhet se gjiganti italian do provojë ta transferojë përsëri gjatë verës.

Lazio gjithashtu ishin duke negociuar me francezin, kontrata e të cilit skadon në qershorin e vitit 2021.

Sipas Calciomercato, trajneri Antonio Conte ende nuk ka humbur shpresat që të ribashkohet me Giroud në “San Siro”.

Lojtari nuk është duke luajtur shpesh në “Stamford Bridge”, ku shihet si sulmuesi i tretë pas Timo Ëerner dhe Tammy Abraham.

Ndërsa, Interi e sheh lojtarin si zëvendësuesi adekuat kur të mungojë Romelu Lukaku ose Lautaro Martinezi.

Komento: