Inter rrezikon t’i mungojë ylli i skuadrës në ndeshjen finale për Super Kupë kundër Milanit

22:12 | 09 January 2023

Calhanoglu mund të mungojë në ndeshjen finale për Super Kupë kundër Milanit.

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu mund të mungojë në ndeshjen e Super Kupës kundër Milanit më 18 janar për shkak të një lëndimi, raporton La Gazzetta dello Sport.

Turku pësoi një lëndim gjatë barazimit 2-2 kundër Monzas të shtunën. Sipas Gazetta, ai dhe Nicolo Barella do t’i nënshtrohen disa testeve mjekësore nesër, ku ata do të mungojnë në ndeshjen e 1/8-ës së finales së Kupës së Italisë kundër Parmës që zhvillohet në Meazza.

Sipas këtij raporti, gjendja e mesfushorit italian nuk është shqetësuese shumë për stafin mjekësor të Zikaltërve, por gjendja e Calhanoglu është ndryshe.

Stafi mjekësor i Interit frikësohet që ish mesfushori i Milanit do të mungojë edhe në takimin kundër Milanit për Super Kupën e Italisë, ndeshje kjo që zhvillohet javën e ardhshme.

Calhanoglu u zëvendësua nga minuta e 55-të kundër Monzas të shtunën.

Marcelo Brozovic po ashtu do të jetë jashtë fushës për Zikaltërit derisa Romelu Lukaku pësoi një lëndim të ri në gju dhe që po ashtu do të jetë jashtë ndeshjes së nesërme kundër Parmës.

Interi shpreson që i huazuari nga Chelsea do të rikuperohet me kohë për ndeshjen kundër Milan më 18 janar dhe të njëjtën gjë e shpresojnë edhe për Calhanoglu, i cili ju bashkua Zikaltërve si futbollist pa kontratë më 2021, pasi kishte luajtu disa vite për Milan.

Komento: