Inter – Sassuolo, ndeshja përfundon me rezultat të papritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Inter – Sassuolo, ndeshja përfundon me rezultat të papritur

22:45 | 19 Janar 2019

Inter ka arritur vetëm barazim ndaj Sassuolos.

Është njëra prej skuadrave që i ka sjell më së shumti kokëçarje Interit në Serie A vitet e fundit.

Është kjo Sassuolo që edhe sonte Inter nuk arriti që ta mposht dot

Ka përfunduar me rezultat 0-0 ndeshja në mes të Interit dhe Sassuolos.

Sassuolo është bërë një dele e zezë për Interin viteve të fundit pasi që është skuadra që ata nuk kanë arritur që ta mposhtin në Serie A.

Në pjesën e parë Interi ishte një skuadër dukshëm më e mirë.

Sulmuan dhe shpesh ishin afër që të shënojnë, sidomos me Perisic dhe Icardi, por pa rezultat.

Ndërkohë edhe mysafirët arritën që të sulmojnë dhe ishte Boateng që plasoj një goditje që përfundoj mbi portë të Handanovic.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Sassuolon, shkruan Express.

Madje, në minutën e 55-të, Interi ka mundur të pësojë sikur mos të bënte një superintervenim portieri Samir Handanovic.

Sassuolo ishte më e mirë deri në minutat e ndeshjes, ndërkaq Inter u këndell në 15 minutat por që nuk arriti që të shënojë golin që do ja siguronte tri pikë.

Handanovic ishte hero i këtij takimi pasi që në minutën e parë shtesë ai bëri një pritje që e shpëtoi nga humbja Interin.

Vlen të theksohet se kjo ndeshje në Meazza u luajt vetëm më shikues fëmijë, pasi që Inter nuk ka të drejtë të luaj më tifozë për dy ndeshje.

Pas këtij barazimi Interi betet në vendin e tretë më 40 pikë, shtatë më shumë se Roma që gjendët në vendin e katër.

Komento: