Inter shumë pranë marrëveshjes me yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Inter shumë pranë marrëveshjes me yllin e madh

16:22 | 14 Shkurt 2020

Inter janë të gatshëm të paguajnë për shërbimet e yllit të Manchester United.

‘Zikaltrit’ janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje me Manchester United, për shërbimet e yllit Tahith Chong, bën të ditur ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.

Gjigantët e Serie A kanë besimin se ata mund të sigurojnë shërbimet e anësorit holandez, kur kontrata e tij në ‘Old Trafford’ të skadojë.

Inter synon t’i ofrojë lojtarit një kontratë që do ta mbante në ‘San Siro’ për pesë vite.

Chong ishte në listën e dëshirave të Inter edhe gjatë merkatos së janarit, por skuadra nga Serie A nuk arriti të finalizonte marrëveshjen.

Tashmë thuhet se Inter është shumë afër që të mbyll edhe marrëveshjen personale me lojtarin holandez.

Komento: