Skuadra e Interit po synon rinovimin e kontratës me këtë lojtar.
Inter kanë nisur bisedimet për rinovimin me Stefan De Vrij.
Qendërmbrojtësi holandez, Stefan De Vrij është bërë pjesë e listës së prioriteteve të Inter.
Sipas raportimeve nga Italia, Inter kanë hapur negociatat me Mino Raiola për rinovimin me De Vrij.
Kontrata e holandezit është valide deri në qershor të vitit 2023.
De Vrij ka qenë pjesë e rëndësishme e formacionit të Inter që nga koha kur u transferua nga Lazio.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje mes dy palëve.