Inter synon ta transferojë në verë futbollistin e Barcelonës

23:35 | 28 Shkurt 2020

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal është ende i kërkuar nga Interi dhe trajneri i tyre Antonio Conte.

Inter planifikoi ta transferojë mesfushorin 32-vjeçar kilian, i cili ka kontratë me klubin katalunas deri në vitin 2021, në merkaton e muajit të kaluar, transmeton ORAinfo.

Kjo marrëveshje nuk u realizua kurrë dhe lojtari mbeti tek Blaugranët, e Inter në vend të kësaj investoi 20 milion € në ish mesfushorin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Përderisa Barcelona po kërkon të nënshkruajë me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez gjatë verës, Interi shpreson të nënshkruajë me Vidal pavarësisht nga negociatat për Martinez.

Kiliani 32-vjeçar ka bërë 29 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, për gjithsej 1329 minuta. Gjatë kësaj kohe ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka siguruar tre asistime.

Ai nuk ka arritur të marrë kohë të mjaftueshme të lojës këtë sezon, së pari nën Ernesto Valverde dhe tani nën Quique Setién./ORAinfo/

Komento: