
Kampioni në fuqi i Italisë, Interi po insiston në shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, spanjollit Marcos Alonso, raporton “Tuttomercatoweb” të hënën.
Mësohet se Interi është i gatshëm t’i ofrojë Chelseat rreth 20 milionë euro dëmshpërblim për Alonson, i cili ka kontratë me skuadrën nga Londra deri në vitin 2023.

Këtë edicion, 30-vjeçari ka një gol e një asistim në nëntë ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Alonso është pjesë e Chelseat prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Fiorentina dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2023.