
Dumfries bën gati valixhet, Inter ka gjetur pasardhësin.
Denzel Dumfries po mendon largimin nga Interi. Në moshën 29-vjeçare, mbrojtësi i djathtë vijon aventurën e tij zikaltër, por në verën e ardhshme pritet kalimi në një kampionat tjetër.
Futbollisti holandez do një sfidë të re dhe nuk e fsheh interesin për një kalim në Premier League, ku beson se mund të paraqitet në nivelin më të lartë.
Inter pritet të arkëtojë 25 milionë euro nga shitja e Dumfries dhe zikaltërit kanë gjetur pasardhësin në Serie A.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Atalantës, Marco Palestra, i cili është i huazuar te Cagliari.
Palestra po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 1 gol dhe 4 asistime në 23 paraqitje, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro.