Inter po shpreh interesim të madh për Pierre-Emerick Aubameyang
Sulmuesi gabonez pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës dhe karrierën mund ta vazhdojë në Serie A
Pierre-Emerick Aubameyang është bërë objektiv i Interit.
Trajneri Antonio Conte duket se është i vendosur për ta sjellë në Itali sulmuesin e Arsenalit, shkruan e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, përcjell Express.
Futbollisti gabonez ka kontratë edhe një vit me “Gunners” dhe nëse nuk e vazhdon atë, mund të largohet qysh këtë verë.
Aubameyang nuk e ka ndërmend të qëndrojë më në “Emirates Stadium” pasi është në kërkim të një eksperience të re.
Krahas Interit, flitet se interesim për Aubameyangun ka shfaqur edhe Barcelona.
Futbollisti e do një klub ku do të mund të fitonte trofe, pasi një mundësi të tillë nuk po ia ofron Arsenali.