Inter vendos ZYRTARISH për Mauro Icardin

12:27 | 02 Prill 2019

Mauro Icardi ka marrë një lajm të mirë nga Inter.

Sulmuesi argjentinas është ftuar për ndeshjen e se mërkurës kundër Genoas në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.

Icardi ka disa javë që nuk është ftuar nga trajneri Luciano Spalletti.

Prishja e raporteve mes lojtarit dhe drejtuesve të Interit ka ardhur pas raportimeve se sulmuesi po refuzon të nënshkruaj kontratë me ‘Zi kaltrit’, duke kërkuar transferimin në Real Madrid.

Kjo përplajes ndikoi edhe në marrjen e shiritit të kapitenit, veprim i cili e irritoi lojtarin.

Por tani duket se gjërat janë sqaruar dhe Icardi pritet të rikthehet në ekip. /ORAinfo/

Komento: