Inter vjen me transferim gjigant nga Seria A

18:31 | 20 Gusht 2019

Interi nuk e ka ndërmend të ndalet.

Interi është pranë goditjes së Aleksis Sanchez nga Manchester United. Marrëveshja është pranë dhe mungojnë vetëm detajet e fundit dhe lojtari pritet të fluturojë drejt Milanos.

Por te Interi nuk kanë ndërmend të ndalet këtu. Siç rapoton “Libero”, zikaltërit janë gati për të bërë një ofertë për mesfushorin e Lacios, Milinkovic-Savic.

Drejtuesit e klubi pritet të prezantojnë një ofertë huazim për 15 milionë euro me të drejt blerje për 60 milionë euro. Një ofertë që mund të pranohet nga Lotito pasi edhe vetë presidenti ka pohur se në rast se një skuadër kënaq kërkesat e tij është gati për bisedime.

Manchester United ishte gati për të firmosur me mesfushorin serb, por qendrimi i Pogba në në skuadër prishi të gjitha planet, ndërsa Marotta e pëlqen lojtarin që në kohën kur ishte drejtori te Juventusi.

Komento: