Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, vjen një lajm i mirë për tifozët e Interit.
Njëri nga njerëzit më meritor për sukseset e Juventusit, Beppe Marotta tashmë ka kaluar në radhët e rivalëve të përbetuar bardhezi.
Ish-numri dy i Juves edhe zyrtarisht është CEO i Interit.
Një muaj pasi njoftoi largimin nga Zonja e Vjetër, Marotta është prezantuar në detyrën e re.
61 vjeçari konsiderohet si njeriu që e riktheu Juventusin në majat e futbollit pas krizës së “Calciopolit” në vitin 2006.