Interi afër marrëveshjen së madhe

23:59 | 04 Janar 2019

Duket se Interi është afër një transferimi të madh.

“Calciomercato” shkruan se “Zi kaltrit” janë afër të nënshkruajnë me qendër mbrojtësin e Atletico Madrid, Diego Godin.

Uruguajani pritet të nënshkruaj me Inter një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Në rast se arrihet marrëveshje mes palëve, lojtari do të kalonte në Serie A tek në verën e ardhshme.

Kujtojmë se kontrata e Diego Godin me Atletico Madrid skadon pikërisht në fund të këtij sezoni.

Komento: