Interi – Chelsea, ky është lajmi i fundit

17:31 | 27 Maj 2023

Interi do të nisë bisedimet me Chelsean për Lukakun muajin e ardhshëm.

Interi pritet të zhvillojë një takim me Chelsean për të diskutuar rreth të ardhmes së Romelu Lukakut, menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 10 qershor.

Marrëveshja e huazimit të belgut nga londinezët do të skadojë në fund të qershorit, teksa ai ka ende tre sezone të tjera të plota në kontratën e tij me Chelsean, transmeton Gazeta Express.

Kjo do të thotë se nënshkrimi i tij i përhershëm nuk do të jetë shumë i lehtë, duke shtuar edhe faktin se “Blutë” kishin paguar 110 milionë euro për transferimin e tij.

Sipas “La Gazzetta dello Sport, Chelsea ende e vlerëson Lukaku me rreth 70 milionë euro.

Megjithatë, sipas mediumit italian, 30-vjeçari po heziton të kthehet në “Stamford Bridge” dhe preferon të qëndrojë në “Guiseppe Meazza”.

Nga ana tjetër, ndërhyrja e trajnerit të ri të ardhshëm të Chelseat, Mauricio Pochettino, mund të jetë vendimtare për Chelsean.

Pavarësisht se performancat e Lukakut janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit, një transferim i përhershëm është vështirë i arritshëm për “Nerazzurrët”. Interit do t’i duhet gjithashtu Lukaku që të ulë pagën e tij aktuale, e cila aktualisht është rreth 11 milionë euro bruto në sezon.

Të gjitha opsionet janë vendosur të hidhen në tryezë në qershor, kur përfaqësuesit nga klubet e Londrës dhe Milanos do të takohen për të diskutuar rreth të ardhmes së reprezentuesit të Belgjikës.

Komento: