Dzeko si duket nuk do të transferohet te Inter.
Gjithçka ka ndaluar mes Interit dhe Romës për transferimin e Edin Dzeko tek Nerazzurri.
Sipas La Gazzetta Dello Sport, oferta në tavolinë është ende 10 milionë euro, ndërsa Giallarossi dëshiron ta dyfishojë atë, përcjell ORAinfo.
Prandaj, negociatat me siguri nuk do të materializohen në një periudhë të shkurtër kohe, edhe nëse vetë Dzeko nuk mund të presë për t’u bashkuar me Conte në Inter./ORAinfo/