Interi dhe Juventusi hidhen në sulm për Calhanoglun

12:44 | 15 Nëntor 2020

Milani ngurron t’ia plotësojë kushtet, Interi dhe Juventusi hidhen në sulm për Calhanoglun.

Interi dhe Juventusi janë të interesuara për ta transferuar Hakan Calhanoglun në janar, duke e parë ngurrimin e Milanit për t’ia vazhduar kontratën turkut me kushte të përmirësuara.

Marrëveshja e Calhanoglut me Milanin mbaron në vitin 2021 dhe bisedimet mes palëve për vazhdimin e saj janë komplikuar, transmeton Gazeta Express.

25-vjeçari ka pagë vjetore në vlerë prej 2.5 milionë eurove në marrëveshjen e tanishme, por ka kërkuar pagë shumë më të lartë, 5-6 milionë euro në vit në marrëveshjen e re, sipas mediave italiane.

Milani nuk duket i gatshëm t’ia plotësojë një kërkesë të tillë atij.

Prandaj, Interi dhe Juventusi kanë shfaqur interesim në mesfushorin e talentuar.

Kampioni italian është i gatshëm t’ia ofrojë Milanit edhe Federico Bernardeschin në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi në janar.

Milani mund ta shesë turkun në janar, në mënyrë që mos ta humbasë pa asnjë qindarkë në verë.

Komento: