Ivan Rakitic është lojtari i cili i ka futur në garë Interin dhe Manchester Unitedin.
Sipas Mundo Deportivos, kampioni spanjoll është i gatshëm t’i ndajë rrugët me përfaqësuesin kroat këtë verë.
Megjithatë, klubi katalonas i ka vënë një çmim të lartë prej 50 milionë euro atij. Për më tepër, Interi tani përballët edhe me konkurrencë nga Unitedi për shërbimet e tij.
Zikaltrit u përpoqën ta transferonin bashkëkombësin e tij pas Kupës së Botës, Luka Modricin e Real Madridit, por u refuzuan.
Rakitic mund të jetë i arritshëm për Interin, megjithatë, pasi Barcelona ka nevojë për fonde dhe për ta ulur moshën mesatare në skuadër.