Interi dhe Milani përballen në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë

11:00 | 22 Janar 2021

Lazio ishte skuadra e fundit që preu biletën për në çerekfinale të Kupës së Italisë, pas fitores ndaj Parmas mbrëmë me rezultat 2:1.

Me kuadrin e plotësuar, tashmë janë caktuar edhe oraret e ndeshjeve të radhës, që do të zhvillohen në tri ditë, nga 26 deri 28 janar.

Fazën çerekfinale e hap derbi i Milanos mes Interit dhe Milanit me 26 janar, më pas i takon Lazios të sfidojë në transfertë Atalantën e Gasperinit ditën pasuese, para se të zhvillohet ndeshja tjetër, Juventus-SPAL.

Çerekfinalja e fundit do të diskutohet mes Napolit dhe Spezias.

Çerekfinalet:

E martë, 26 janar

Inter-Milan (20:45)

E mërkurë, 27 janar

Atalanta-Lazio (17:45)

Juventus-Spal (20:45)

E enjte, 28 janar

Napoli-Spezia (21:00)

Komento: