Griezmann do të transferohet tek Interi, kështu ka thënë Forlan.
E sipas tij kjo do të ndodh nëse shitet Icardi.
Ish-sulmuesi i Interit, Diego Forlan, ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit italian “më kanë treguar” se ata do të nënshkruajnë me sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, nëse Mauro Icardi largohet gjatë verës.
Forlan, që ka luajtur edhe për Interin e edhe për Atleticon, beson se dy klubet mund të përfshihen në transferimin më të madh të verës.
“Nëse [Griezmann] qëndron te Atletico Madrid ai do të bëhet legjendë, por Interi do ta blejë atë menjëherë nëse Icardi shitet”, tha 39-vjeçari për “ESPN”.
“Klubi më ka treguar për këtë”.
E ardhmja e Icardit mbetet ende në dyshim pas përplasjeve me klubin dhe trajnerin për heqjen e shiritit të kapitenit, derisa edhe Griezmann mund të ndërrojë mendje dhe të kërkojë një klub të ri pas dështimit të Atleticos këtë sezon, ani pse kishte thënë vitin e kaluar se dëshiron të shkruajë histori me klubin madrilen dhe ta fitojë Ligën e Kampionëve, i cili madje refuzoi edhe Barcelonën.