Interi e do me ҫdo kusht yllin e Napolit

21:13 | 06 Mars 2020

Duket se Interi po e dëshiron yllin e skuadrës së Napolit.

Inter mund të bëjë një lëvizje drejt yllit të Napoli, Arkadiusz Milik.

Raportimet e medieve italiane bëjnë të ditur se Inter është duke shqyrtuar mundësitë për transferimin e Milik.

Kontrata e polakut me Napoli skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe thuhet se palët nuk janë as afër që të arrijnë marrëveshje për rinovimin.

Milik pëlqehet shumë nga Piero Ausilio, drejtori sportiv i Inter, i cili dëshironte lojtarin edhe në verën e vitit 2016.

Inter shpresojnë të sigurojnë kartonin e lojtarit për një çmim të reduktuar, pasur parasysh situatën me kontratën e tij.

Milik ka shënuar 46 herë në 109 ndeshje me Napolin, që kur transferohej nga skuadra e Ajax.

Komento: