Interi e mbyll me fitore vitin 2022

14:54 | 13 Nëntor 2022

Interi ka fituar ndeshjen kundër Atalanta. ‘Nerazzurrët’ fituan me përmbysje 3:2 në udhëtim te Atalanta.

Kështu ekipi i Simone Izaghit e mbylli me fitore ndeshjen e fundit për vitin 2022, për shkak të pushimit të Kupës së Botës.

Interi fillimisht ishin në disavantazh, pasi në minutën e 25`Lookman shënoi nga penalltia.

Por, mysafirët menjëherë kërkuan golin e barazimit.

Atë e arritën kur pas një harkimi të mirë në zonë nga Lautaro Martinez, shënoi Edin Dzeko.

Pjesa e parë u mbyll 1:1.

Interi në pjesën e dytë ishin edhe më kërkues, duke shënuar edhe dy herë.

Në minutën e 56` kaloi në epërsi sërish me anë të Dzekos.

Për rezultatin final 3:1 u përkujdes Palomino, i cili në minutën e 62` shënoi autogol.

Atalanta arritën të ngushtojnë epërsinë, kur në minutën e 77` realizoi Palomino.

Por, kjo ishte e tëra që vendasit arritën të bëjnë.

Pas kësaj fitore Interi pozicionohen në vendin e katërt me 30 pikë, kurse Atalanta ndodhen në pozitën e gjashtë me 27 pikë gjithsej.

Komento: