Inter merr pikët e plota ndaj Genoas, e vë në presion skuadrën e Juventusit.
Inter ka marrë tre pikë të plota në udhëtim te Genoa, duke e fituar 0-3 sfidën e zhvilluar në “Luigi Ferraris” të shtunën pasdite.
Romelu Lukaku arriti të zhbllokonte ndeshjen kur shënoi në minutën e 34’, pas një asistimi të pranuar nga Christian Biraghi.
Në minutën e 64’, Antonio Conte bëri tre zëvendësime, duke inkuadruar Valeron, Sanchtin dhe D’Ambrosio.
Ishte pikërisht Alexis Sanchez që dyfishoi eprësinë, kur duke gjetur rrjetën në minutën e 83’.
Në minutat shtesë të ndeshjes, Inter nisi një kundërsulm, të cilin në gol e shndërroi Romelu Lukaku, për 0-3.
Me këtë fitore, Inter kalon në vendin e dytë me 76 pikë, dhe e vë në presion Juventusin, që të dielën takohet me Sampdorian.