Interi eliminon Getafen, kalon në raundin tjetër të Ligës së Evropës.
Inter ka siguruar kalimin tutje në Ligën e Evropës, pasi mposhti 2:0 Getafen në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Schalkes në Gjermani.
UEFA kishte vendosur që kjo sfidë të luhet në një stadium neutral, dhe me vetëm një ndeshje, pa pasur mundësinë e përballjes së kthimit.
Inter përgjatë 90 minutave ishte skuadër më e mirë, dhe në minutën e 33’, kaloi në epërsi 1:0, nëpërmjet Romelu Lukakut.
Getafe pati mundësi të mirë për të barazuar rezultatin, por Jorge Molina në minutën e 76’ gaboi nga penalltia.
Rezultatin përfundimtar e vendosi mesfushori Christian Eriksen, që shënoi në minutën e 83’.
Në raundin tjetër Inter takohet me fituesin e sfidës Bayer Leverkusen – Rangers.