Interi është në garë për këtë super-lojtar

21:48 | 23 Nëntor 2020

Skuadra e Interit është në garë për Musson.

Agjenti i Juan Mussos, Vincente Montes ka konfirmuar interesimin e Interit për portierin e Udinese.

“Neurazurët” janë duke u përpjekur të gjejnë pasuesin e portierit Samir Handanovic dhe argjentinasi është në listën e shkurtër.

Agjenti ka konfirmuar interesimin e Interiti, sidoqoftë ka bërë të ditur se edhe klubet nga Premierliga dhe La Liga kanë interesim.

“Spekulimet për Interin janë të vërteta, është duke u konsideruar si portieri i të ardhmes për Neurazurët. Nuk kam biseduar me drejtorët e tyre, por interesimi ka ardhur përmes agjentëve dhe njerëzve në klub”.

“Juan ka arritur nivel të lartë, e admiron dhe respekton Handanovic dhe është i gatshëm t’i bashkohet klubit të madh”.

“Do shohim të gjitha mundësitë. Juan nuk është i dhënë pas kalimit të klubi i madh, nuk mund të mohoj disa klube nga Seria A, Premierligë dhe La Liga kanë interesim”, deklaroi ai.

Kartoni i portierit thuhet se vlen rreth 30 milionë euro.

Komento: