Interi falë këtij futbollisti, po ia rrëmben nga duart yllin Milanit

18:14 | 18 January 2019

Interi është pranë transferimit të Nicolò Barella duke ndihmuar Cagliarin të nënshkruajë Nahitan Nandez nga Boca Juniors, raporton Sportmediaset.

Javën e kaluar, Barella u duk sikur ishte në mes të një lufte oferta mes Chelseas,Napoli e po ashtu edhe nga Milan, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, situata ka ndryshuar dhe Inter duket se është favoriti për ta rrëmbyer 21-vjeçarin italian.

Barella po ndihmon Cagliarin që të sjellë zëvendësimin e tij, e ai është Nandez nga Boca Juniors.

Presidenti i Bocës, Daniel Angelici konfirmoi se Cagliari ishte i gatshëm të aktivizonte klauzolën e lirimit prej 21 milion euro./ORAinfo/

Komento: