Interi fiton pastër në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Milanit

23:10 | 10 Maj 2023

Interi ka shënuar fitore të madhe ndaj Milanit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Zikaltrit triumfuan 0:2 dhe kanë epërsi të madhe në ndeshjen e kthimit.

Të dy golat u shënuan në fillimin e pjesës së parë.

Fillimisht Edin Dzeko realizoi gol të bukur në minutën e tetë të ndeshjes.

Vetëm tre minuta më pas, Mkhitaryan shënoi për 0:2, e që në fund doli të ishte epilogu i kësaj ndeshjeje.

Në pjesën e dytë, Milani u tregua më i rrezikshëm, duke pasur disa raste të mira shënimi, por pa sukses.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas gjashtë ditëve, teksa Milan shpreson shumë në rikthimin e yllit të tyre, Rafael Leaos.

Komento: