Interi heqë dorë nga Modrici, tani ka synim këtë super-lojtar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Interi heqë dorë nga Modrici, tani ka synim këtë super-lojtar

20:46 | 31 Dhjetor 2018

Duket se Interi ka hequr dorë nga insistimi për transferimin e Modricit.

Ekipi raportohet se është duke e konsideruar rikthimin e Mateo Kovacic.

Pra, nëse dështon transferimi i Luka Modric, ”Nerazzurrët” mund të vihen pas bashkëkombasit të yllit të Real Madridit.

Mesfushori u largua nga Interi në vitin 2015 për t’ju bashkuar Real Madridit.

Por, këtë sezon, Kovacic u dërgua në huazim te Chelsea.

Chelsea nuk e ka opsionin e blerjes së Kovacic, por Tuttosport beson se Interi është duke e menduar rikthimin e tij.

Drejtori sportiv, Piero Ausilio është duke tentuar në transferimin e një mesfushori kreativ, teksa në verë u tentua transferimi i Modric, por pa sukses.

Komento: