Interi humb shpresat për titull nëse ndodh kjo ndaj Juventusit

11:10 | 29 Shkurt 2020

Mancini thotë se Interi humb shpresat për titull nëse mposhtet nga Juventusi.

Trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, Roberto Mancini, beson se Interi mund t’i humbë shpresat për ta fituar titullin e Serisë A këtë sezon nëse pëson disfatë në derbin e Italisë të së dielës kundër Juventusit.

Ish-trajneri i Interit dhe Manchester Cityt e dha një intervistë për Corriere dello Sport, ku tha se beson se nëse zikaltrit pësojnë disfatë në Derby d’Italia kundër Juventusit dhe Lazio fiton kundër Bolognas, atëherë do të jetë e ështirë për Interin ta fitojë titullin, transmeton Gazeta Express.

“Ndërkohë, nëse Lazio e mposht Bolognan, atëherë situata bëhet shumë e vështirë për Interin. Do të ishte e vështirë për zikaltrit të rikuperohen nga një dallim i tillë, përkundër që e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, atë me Sampdorian”, ka thënë Mancini.

“Kur i ndjek ekipet e tjera nga pas, je nën më shumë presion dhe nuk mund të bësh më gabime”.

Juventusi është kritikuar shumë për paraqitjen e vet në disfatën me rezultat 1:0 kundër Lyonit, por Mancini i ka hedhur poshtë pretendimet për një krizë në Allianz.

“Nuk mendoj se Maurizio Sarri është në vështirësi të mëdha, ai është ende lider në ligë dhe mund ta dërgojë Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, edhe pse humbi kundër Lyonit”, shtoi Mancini.

“Juventusi është ende në garë në Kupën e Italisë. Pas shumë viteve të suksesshme, Juventusi mund të ketë probleme, por kjo s’varet nga Sarri, përndryshe e njëjta skuadër do të fitonte gjithmonë, gjithkund”.

Komento: