Inter po shpreh interesim të madh për Marash Kumbullën.
Qendërmbrojtësi shqiptar është bërë objektiv i klubeve të mëdha pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Veronën.
Marash Kumbulla është bërë objektiv i klubeve të mëdha.
Për qendërmbrojtësin shqiptar së fundmi interesim ka shfaqur Interi.
Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.
“Nerazzurri” mund ta transferojnë 20 vjeçarin për 20 milionë euro pasi të hapet afati kalimtar i verës.
Interi ka marrëdhënie të mira me Veronën dhe kjo mund të jetë një përparësi për Zikaltrit.
Kumbullën ndërkohë e pëlqen edhe Lazio.
Ai po luan me sukses në qendër të mbrojtjes së Veronës përkrah futbollistit kosovar, Amir Rrahmani.