Skuadra e Interit po interesohet për yllin e Liverpoolit.
Inter ka një dëshirë të madhe për merkaton e verës.
Skuadra ‘Zikaltër’, e drejtuar nga Antonio Conte, dëshiron që me çdo kusht ta transferojë një mesfushor, në merkaton e verës.
‘Tuttomercatoëeb’ shkruan se Georginio Wijnaldum është lojtari që po tërheq interesimin e Inter.
Gjiganti italian po synon të ofrojë rreth 30 milionë euro për holandezi, i cili ka vetëm edhe një vit kontratë në ‘Anfield’.
Ëijnaldum akoma nuk ka pranuar kontratë të re nga Liverpool, por zyrtarët e klubit janë optimist se ai do të zgjedh për qëndrimin në Liverpool, përtej verës.
Liverpool tashmë ka një listë me emrat që mund të largohen nga ‘Anfield’, por aty nuk figuron emri i holandezit.
Mbetet të shihet se cili do të jetë plani i Inter, për rekrutimin e lojtarit.