Interi ia “terroi” Milanit, vjen reagimi i papritur i Icardit

14:24 | 18 Mars 2019

Inter arriti që shënojë një fitore të madhe kundër Milanit.

“Mirëmëngjes Milan”. Me një imazh të pagabueshëm të katedrales së pikturuar në ngjyrat zikaltër dhe me shkrimin “Milan është vetëm zikaltër”.

Ka pritur disa orë por në fund Mauro Icardi shprehu gjithashtu kënaqësinë e tij në rrjetet sociale për fitoren e Interit në derbin e mbrëmshëm kundër Milanit.

Në rrjedhën e komenteve të shokëve të tij pas ndeshjes, mungesa e ish-kapitenit, i cili kishte mbajtur një heshtje të zhurmshme, doli jashtë. Ndërprerë pak kohë më parë në një mënyrë të pa këndshme.

Komento: