Inter ka arru=itur sonte një fitore të madhe.
Interi e ka fituar derbin e Madonninas përballë Milanit me rezultat të ngushtë 3-2, në ndeshjen e zhvilluar në San Siro.
‘Zikaltërit’ ani pse pa Icardin, treguan një ndeshje fantastike dhe rezultati mund të ishte më i thellë sikur të tregoheshin më të saktë në rastet që i poseduan.
Interi e nisi ndeshje për mrekulli, kur Matias Vecino (3′) shënoi për 1-0.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, pasi ekipi i Spallettit nuk shfrytëzoi rastet për ta rritur epërsinë.
Me të filluar pjesa e dytë, goditja me kokë e De Vrij (51′) ishte e pandalshme për portierin Donnarumma dhe rezultati u dyfishua.
Tiemoue Bakayoko (57′) i dha një fije shpresë ekipit të tij, por dhjetë minuta më vonë Lautaro Martinez (67′) nga pika e bardhë shënoi për 1-3.
Por Mateo Musacchio (71′) sërish ngushtoi diferencën dhe vulosi rezultatin 2-3. Deri në fund, Milani provoi ta barazonte rezultatin por e kishte të pamundur.
Interi ngjitet në vendin e tretë me 53 pikë, kurse Milani një pozitë më poshtë me 51 pikë. Milan udhëton te Sampdoria në ndeshjen e rradhës, derisa Inter luan në shtëpi ndaj Lazios.