Interi ka dhënë një lajm shumë të madh për tifozët e tij.
Agjenti i Mateo Kovaçic e shtyn mesfushorin kroat të rikthehet tek Interi.
Këtë sezon lojtari është i huazuar nga Reali te Chelsea dhe nuk ka bindur aspak në Londër me paraqitjet e tij.
Mario Mamic, menaxheri i lojtarit është në kontakte me Interin dhe drejtuesit e saj Auzilion e Marrotën. “Sport Mediaset” raporton se është vet agjenti i tij që e shtyn për një rikthim në Milano, ambient që lojtari e njeh shumë mirë.
Bëhet me dije se Kovaçic mund të kalojë tek Interi me formën e huazimit dhe më vonë me një opsion blerje. Perez dhe Zidan nuk janë të gatshëm ta rimarrin në Madrid mesfushorin.
Gjithashtu tek zikaltrit nëse ka një ndërrim trajneri Kovacic e ka të sigurt formacionin, pasi sezonin tjetër ose do të qëndrojë Spalletti ose do të vijë Konte, teknikë që e pëlqejnë lojtarin.
Shumë koeçidenca të mbledhura bashkë, që e dërgojnë kroatin në Itali, vendin ku shkëlqeu më shumë se kudo.