Interi jep lajmin e shumëpritur, ylli i madh po rikthehet në skuadër

23:25 | 18 September 2020

Skuadra e Interit ka dhënë një lajm të madh për të gjithë tifozët.

Interi edhe zyrtarisht ka kthyer në skuadër sulmuesin e Italisë U21, Andrea Pinamonti nga Genoa

Huazimi i Pinamontit në Genoa u bë transferim i përhershëm 19.5 milionë euro 17 ditë më parë, por Interi shfrytëzoi të drejtën e riblerjes dhe për 20 milionë euro.

Edhe pse fillimisht u tha se ata nuk do ta riblejnë, zikaltërit lajmëruan sonte në mbrëmje se 21 vjeçari do të jetë i tyre përsëri.

Pinamonti ka luajtur 34 ndeshje për Grifone sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola dhe bërë dy asiste.

Ai bëhet sulmuesi i dytë që largohet nga Genoa të premten pas Andrea Favili, i cili u transferua të Verona.

Pinamonti, sipas Sky Sport Italia, ka nënshkruar kontratë me Interin deri në vitin 2024, me vlerë rreth dy milionë euro në sezon.

Komento: