Interi jep Perisicin edhe kaq para për yllin e Manchester United

21:08 | 20 Maj 2019

Në listë është lojtari i Manchester United, Romelu Lukaku.

Interi e do Romelu Lukakun dhe është i gatshëm të ofrojë para plus Perisicin për belgun.

Objektivi numër një i Interit fillimisht është që të fitojë ndeshjen e ardhshme me Empolin dhe të kualifikohet në Champions League dhe më pas, të shpenzojë pa u menduar dy herë në merkato.

Kjo për faktin se edhe zyrtarisht, Interi është liruar nga UEFA pasi ka respektuar rregullat dhe ka të drejtë të investojë.

Kështu, gjatë verës – skuadra që fitoi tripletën në vitin 2010, do të afrojë lojtarë të shumtë në skuadër.

Në listë është lojtari i Manchester United, Romelu Lukaku.

Sipas “FCInterNews.it”, Lukaku pëlqehet shumë nga Antonio Conte, që pritet ta zëvendësojë Luciano Spallettin sezonin e ardhshëm.

Interi tashmë ka nisur për punën për të marrë Lukakun dhe oferta e ziklatërve për “Djajtë e Kuq” është kogja e kënaqshme.

Interi do të ofrojë Perisicin plus 20 deri në 30 milionë euro për sulmuesin e Belgjikës.

Komento: