“Interi ka vetbesim”, ja kush e thotë këtë

21:56 | 09 August 2020

Skuadra e Interit ka vetbesim, këtë e ka thënë Samir Handanovic.

Samir Handanovic mendon se skuadra e Interit është shumë solide në mbrojtje dhe se “ata tani kanë më shumë vetëbesim” sidomos tani para ndeshjes me Bayer Leverkusen.

Portieri është pyetur se çfarë kishte pëlqyer më së shumti në fitoren kundër Getafes 2-0 në 1/8 e finales.

“Me pëlqen kur nuk pranoj gol, mendoj se kjo gjithmonë është qëllimi kur startoj”, ka thënë Handanovic në konferencën për shtyp.

“Skuadra është solide në mbrojtje, ndonjëherë 20-25 minutat e parë, kur ka presion në fushë”.

“Por pas kësaj ne e mbajmë portën e paprekur dhe kemi më shumë vetëbesim. Sa më shumë ndeshje aq më të fortë me duket se bëhemi në mbrojtje”.

“Ne po ashtu e ndryshojmë sistemin, por e vërteta është se ndodh që shkon ashtu si dëshironi ju. Ka raste, për shembull, edhe pse luajmë mirë në mbrojtje pësojmë gola. Tani kjo ka ndryshuar pak”.

Nëse krahasohet me Serie A dhe Euripa Ligë, Interi ka pasur pesë ndeshje pa pësuar gol, duke fituar katër ndeshjet e fundit rresht.

Komento: