Interi kompleton nënshkrimin me yllin e madh

18:56 | 01 Korrik 2019

Interi po e bën edhe një tjetër transferim.

Valentino Lazaro ka kompletuar transferimin e tij nga Hertha Berlin te Inter, pasi kaloi me sukses testet mjekësore.

23-vjeçari, që arriti në Milano të dielën në mbrëmje, do ta vesh fanellën zikaltër pasi dy ekipet u akorduan për një marrëveshje rreth 21.5 milionë euro.

Lazaro dhe agjenti i tij, Federico Pastorello, u panë nga gazetarët në Itali përpara se të kompletohet lëvizja.

Pastorelli më pas u ndal dhe foli me gazetarët rreth aventurës së re të klientit të tij.

‘’Ai është shumë i lumtur që do ta vesh fanellën e një ekipi të madh si Interi’’.

Ylli austriak luan në pozicionin e anësorit, ndërsa mund të provohet edhe në fazën defanzive dhe atë ofanzive.

Komento: