Interi konfirmon largimin e këtij lojtari

22:14 | 05 Korrik 2019

Ai, nuk do të jetë pjesë e Interit.

Yann Karamoh ka mbyllur huazimin e tij te Bordeaux dhe është rikthyer në Itali për të zbuluar të ardhmen e tij.

Interi nuk e konsideron në planet e tij për këtë sezon dhe ka vendosur për ta huazuar te Parma në mënyrë që lojtari të fitojë më shumë eksperiencë.

Francezi ka qenë prezent në Itali duke konfirmuar zërat merkatos, madje ka konfirmuar se do të bashkohet me Parmën dhe të luajë më shumë në kampionatin italian e pastaj të kthehet sërish te Interi. Lojtari pritet të bashkohet me Parëmn për një shifër rreth 13 milionë euro dhe Interi do të mbajë të drejtën e riblerjes.

Komento: