Interi po vazhdon të mendojë për transferime të reja.
Që nga ardhja e Antonio Conte në krye të stolit, skuadra ‘Zi kaltër’ ka qenë jashtëzakonisht aktive në merkato.
Së fundmi, duket se Inter ka kthyer sytë kah lojtari i shumëkërkuar i Lille, Nicolas Pepe.
Raportime të ‘France Football’ e ‘L’Equipe’ bëjnë të ditur se Inter dhe Atletico Madrid kanë ofruar nga 90 milionë euro për lojtarin.
24 vjeçari ka qenë befasia më e këndshme e këtij sezoni në Ligue 1, duke shënuar 22 gola dhe shtuar 11 asistime në 38 ndeshje.
Lojtari luan në krahun e djathtë, por mund të luaj edhe në qendër të sulmit.