Interi me ofertë të re për Lukakun, refuzohet nga Manchester Unitedi

20:45 | 02 Korrik 2019

Interi po vazhdon të insistojë në Lukakun.

Një tjetër ofertë e Interit për Romelu Lukakun nga Manchester United është refuzuar.

Raportet e medieve italiane bëjnë të ditur se Inter i ka ofruar Manchester United 20 milionë euro dhe një huazim dy vjeçar për Lukakun, me të drejt blerje për 50 milionë në fund, diçka e cila është refuzuar nga ‘Djajtë e Kuq’.

Ylli belg është dëshirë e trajnerit të ri të Interit, Antonio Conte, që e sheh belgun si pasues të Mauro Icardit.

Propozimi fillestar i Interit i refuzuar nga Manchester United, përbëhej nga një ofertë prej 10 milionë euro dhe një huazim dy vjeçar, me të drejt blerje në vitin 2021 për 60 milionë euro.

Manchester United vazhdon të insistojë në një ofertë për shitje të përhershme të Lukakut, dhe për shërbimet e tij kërkon 70 milionë euro.

Komento: