Interi ka shënuar fitore ndaj Benficas në “Da Luz” me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Rafa Silva ishte i pari që rrezikoi në minutën e 16-të, por Andre Onana ishte në vend.
Interi në pjesën e parë rrezikoi me Francesco Acerbin, por as ky nuk shënoi.
Me të filluar pjesa e dytë, Interi kaloi në epërsi me golin e Nico Barellas i cili përfitoi nga asistimi i Alessandro Bastoni (1-0).
Në minutën e 79-të Interit fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Romelu Lukaku për 2-0.
Fitore e madhe e Interit në Portugali që e afron me gjysmëfinale, pasi ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave.