Para ndeshjes kundër Romës, Interit i kanë ardhur lajme të mira.
Skuadra e Inter ka marrë disa lajme të mira para ndeshjes me Romën, lidhur me yllin e skuadrës, Nico Barella.
Nicolo Barella do të jetë i gatshëm për ndeshjen që luhet të dielën, raporton ‘Sky Italia’.
Antonio Conte shpreson të ketë në dispozicion edhe liderin e golave tek Inter, Romelu Lukaku, për këtë ndeshje të rëndësishme.
Barella mungonte tash e disa kohë te ‘Zikaltrit’, krejt si pasojë e një lëndimi të pësuar.
Mbetet të shihet nëse do të ketë minuta në dispozicion për mesfushorin italian.